19.05.2016 · përditësuar para 3701 dite1 min lexim
Sally dhe Colin Dunn nga Britania e Madhe, në në fund janë martuar pas 44 vjetësh në lidhje.
Ndonëse shumë çifte nuk do të prisnin kurrë kaq shumë, Sally dhe Colin të dy 80 vjeçar shprehen se nuk është kurrë vonë për t’u martuar, transmeton Klan Kosova.
Të dy janë takuar në vitin 1972 në një kafene ku punonte Sally. Ata filluan lidhjen menjëherë mirëpo për shkak të lidhjeve të kaluara dhe fëmijët që kishin me ta, të dy vendosën që të mos martohen.
“Ne jetonim si burrë e grua por ishin shumë të zënë duke u kujdesur për fëmijët”.
“Ishim të lumtur”, u shpreh Colin.
Por pasi që vëllai i Colin vdiq duke i shkaktuar dhimbje të mëdha atij, ai vendosi që viti 2016 duhet të jetë viti i kurorëzimit.
Prandaj përgjatë vikendit, Sally dhe Colin më në fund u bënë burrë e grua. Çifti u martuan në një kishë lokale të rrethuar me familjarë dhe shoqërinë e tyre.
Sally kishte të veshur një fustan ngjyrë blu dhe një kapele shumë të lezetshme me po të njëjtën ngjyrë dhe për drekë shkuan në të njëjtin vend ku ishin takuar për herë të para para 44 vjetësh.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.