Lajmet e fundit

“Problemi filloi natën e martesës. Nuk doja që të bëja seks atë natë e që nga atëherë kjo gjë është bërë edhe më e theksuar”.
Pavarësisht faktit që Stuart nuk ka bërë seks tash e dy vite, Louise shprehet se marrëdhënia e tyre nuk është duke vuajtur.
“Martesa ime me Stuart është perfekte në secilën pjesë tjetër. Ne kemi dy vajza të bukura – Poppy që është dy vjeçare si dhe Emily nëntë vjeçe nga lidhja e kaluar”
“Ne jemi thellësisht të dashuruar por thjesht nuk bëjmë seks”.
Ajo tregoi se i ka provuar të gjitha mënyrat për të rikthyer dëshirën seksuale, mirëpo nuk ka pasur sukses.
“Kam provuar gjithçka që do të më kthente disponimin”.
“Madje unë e Stuart edhe kemi shikuar porno së bashku, por thjesht nuk po funksionin. Jam e dëshpëruar dhe dua që të kem një jetë normale seksuale me burrin tim por çdo herë kur ai bënë një lëvizje unë ndihem e lodhur dhe nuk ndjej kënaqësi”.
Burri i saj Stuart shprehet se ndonëse nuk bëjnë seks, ai është i dashuruar në të dhe dëshiron që t’i ndihmoj.
“Familja dhe shoqëria na kanë thënë se jeta seksuale do të pakësohej pasi të martohemi – por unë kurrë nuk kam pritur që të binte kaq poshtë. Louise nuk është rehat, kështu që jam mësuar që të mos e shqetësoj”.
“Ne kemi tentuar metoda të ndryshme, por çdo herë kur unë jam në disponim për të bërë seks, ajo nuk është. Thjesht nuk ndihet rehat me trupin e saj, por sipas meje ajo ka një trup fantastik. Është e vështirë, por po mundohem që ta kuptoj dhe shpresoj që gjërat do të bëhen më mirë”, ka thënë Stuart.
