Një çift i martuar të cilët kanë sëmundjen Alzhaimeri, janë thellësisht të dashuruar tash e 50 vjet – ndonëse disa ditë nuk e njohin njëri – tjetrin.
Chris dhe Hilary Warren, kanë tre fëmijë së bashku dhe janë njëjtë sikur yjet e “The Nootebook”, transmeton Klan Kosova.
Ata janë diagnostifikuar nga sëmundja e harresës të dy disa vite më parë, por më të rënduar e ka gjendjen Hilary e cila rrallë herë e njëh burrin e saj – por ajo vazhdon ta mbajë për dore në shtrat.
Përderisa Chris, nuk u buzëqesh personave të tjerë kur është në praninë e bashkëshortes së tij, nuk mund të ndalet së qeshuri.
“Nëna dhe babai im, janë shpirtra binjakë e për këtë nuk kam dyshim”.
“Nëse unë dhe gruaja ime do e kemi vetëm gjysmën e lumturisë së tyre, unë do të isha i kënaqur”, shprehet djali i tyre, James Warren.
Ai tregoi se prindërit e tij, ndonëse nuk mund ta njohin njëri – tjetrin tërë kohën, janë shumë të lumtur kur janë pranë.
“Është shumë e vështirë të merresh një buzëqeshje nga babai im, por mënyra e vetme për ta parë të buzëqeshur është kur ai është pranë nënës”.
Chris e Hilary Warren, janë së bashku për më shumë se 50 vjet, që nga viti 1966.

●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.