Një burrë e grua me Sindromën Down, janë duke e festuar përvjetorin e 22-të të martesës së tyre.
Ata janë çifti i parë me Sindromën Down që janë martuar në Britani të Madhe, transmeton Klan Kosova.
Kur Maryanne dhe Tommy Pilling u treguan të afërmëve që do të martohen, ata hasën në shumë skepticizëm lidhur me planin e tyre.
Ata kishin një vit e gjysmë që ishin të lidhur, por familjet e tyre për shkak të gjendjes së tyre nuk dëshironin që ata të dy të martohen.
Por tani, 22 vjet më vonë, ata jetojnë të lumtur.
“Dita e dasmës time ishte dita më e lumtur e jeta ime. Isha e shokuar kur Tommy më propozoi, por nuk kam menduar dy herë për ta pranuar”.
“Unë dhe Tommy nuk përlahemi asnjëherë. E dua shumë atë ai është miku im më i mirë”, ka thënë Pilling.
Shumë fotografi janë postuar në një faqe Facebook-u, që menaxhohet nga motra e Pilling, ku shihet çifti me Sindromën Down ndër vite.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.