28.05.2016 · përditësuar para 3692 dite1 min lexim
Çifti që besohet që ka më së shumti tatuazhe në Britani të Madhe kanë folur në një intervistë për “This Morning” dhe kanë treguar që 95 përqind e trupit të tyre është i vizatuar.
Jacque dhe Curly Moore, përveç në trup tatuazhe kanë edhe në fytyrë.
Curly që është vet tatu-artist i ka bërë tatuazh vetes duke e përdorë pasqyrën.
Të dy janë shprehur se nënat e tyre nuk janë fare dakord me vendimet e tyre për tu tatuazhuar në gjithë pjesët e trupit.
Por Curyl e pranon që në rininë e tij nuk ishte fans i madh i tatuve.
“Përpara se të bëja tatuazhin tim të parë në moshën 23 vjeçare mundësitë ishin vërtetë të vogla”.
“E di që shumë njerëz nuk e pëlqejnë pamjen time por nuk më interson”.
Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi të këtij çifti.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.