Lajmet e fundit

Amy Giberson dhe Justin Punders janë një çift, që tani e kanë kuptuar që takimi i tyre i parë ishte para 30 vjetëve.
Çifti tani e kuptuan se kur ishin tre vjeçar ndiqnin të njëjtën shkollë për parashkollor, dhe kanë luajtur e kanë fjetur së bashku.
Por më pas jeta i kishte përplasur nëpër drejtime të ndryshme, transmeton Klan Kosova.
30 vjet më pas, ata u takuan në një rrjet social për takime.
Pasi filluan lidhjen, pas një viti teksa po flisnin për “dashurinë” e tyre të parë Giberson i tregoi për një vajzë që kishte të njëjtin emër si ajo, Amy.
Më pas kuptuan që të dy ishin në të njëjtën shkollë, dhe u kërkuan prindërve të tyre nëse kishin ndonjë fotografi nga ajo kohë.
“Nëna e Justin gjeti një fotografi të ne të dyve së bashku dhe unë fillova të qaj”.
“E kuptuam që isha unë ajo Amy që atij i kisha pëlqyer për shumë vite”.
“Pra, ne ishte e destinuar që kjo gjë të ndodhte”.