Një çift nga Kentaki i ShBA-së, i cili bëri një ndalesë për kafe teksa kthehej në shtëpi nga një udhëtim rrugor, përfundoi duke fituar 225 mijë dollarë nga një biletë lotarie me gërvishtje.
Kjo ndodhi gjatë rrugës për në shtëpi nga vizita e familjes në Karolinën e Veriut.
Çifti u ndal për të pirë kafe, ku vendosën të blinin një biletë lotarie me gërvishtje teksa ishin brenda në dyqan.
"Ne gjithmonë shikojmë në internet për të parë se çfarë çmimesh kanë mbetur kur vendosim se cilën biletë të blejmë", u tha burri zyrtarëve të lotarisë. “Kësaj radhe kemi blerë vetëm një biletë”.
“Nuk mund ta besoja”, tha fituesi. "Ne e kontrolluam duke përdorur aplikacionin dhe ja ku ishte!"
Çifti tha se janë në pritje të një fëmije së shpejti dhe paratë e çmimit do ta lejojnë nënën të qëndrojë në shtëpi.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.