07.09.2015 · përditësuar para 3958 dite1 min lexim
Me rreth 40 kilogramë lesh në trup, delja në Sidney të Australisë, konsiderohet që jozyrtarisht të jetë delja me më së shumti lesh në botë.
Kafsha e quajtur Chris, ishte zbuluar nga disa ekipe të shpëtimit në rrethinat veriore të krahinës Canberra të mërkurë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Ekipi shpëtimtarëve kanë thënë se ajo e kishte shumë të vështirë që të ecte për shkak të peshës së madhe të gëzofit me shumë lesh.
Tammy Ven nga ekipi i shpëtimtarëve, ka thënë se Chris kishte lesh të grumbulluar në trup për5 vjet dhe se kjo dele nuk kishte pasur më parë kontakt me njerëzit.
49.2 kilogramë lesh janë hequr nga trupi i deles, duke supozuar se ajo e kishte gëzofin më të madh në botë, pasi që deri më tani rekordin për këtë e kishte një dele e quajtur Big Ben në Zelandën e Re, e cila në vitin 2014 mbante 29 kilogramë lesh në trup.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.