Lajmet e fundit

Chelsea bëri një paraqitje mahnitëse në Estadi Olimpic Lluis Companys për të mundur Barcelonën në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve për femra.
Ishte hera e parë që nga shkurti 2019 që Barcelona ishte mposhtur në një ndeshje konkurruese në shtëpi dhe kjo tregon përparimin e jashtëzakonshëm që Chelsea ka bërë në garat evropiane nën drejtimin e menaxheres, Emma Hayes, transmeton Klankosova.tv.
Reprezentuesja skoceze Erin Cuthbert shënoi golin e fitores.
Pati një shans të madh për Barcelonën që të barazonte në sekondat e fundit, pasi ish-fituesja e dyfishtë e Topit të Artë, Alexia Putellas, kishe mundësinë e vetme, por që nuk pati sukses.