Amerikani Chad Fell, ka hyrë në librin e rekordeve Guinness, për një gjë të cilën rrallë kush pothuajse do të mund ta bënte.
Fillimisht kur ta kuptoni do të duket gjë e thjeshtë, megjithatë në nivelin që Chad arriti të thyej rekord, ndoshta nuk e keni menduar, njofton Klan Kosova.
Chad Fell, ka krijuar flluskën më të madhe nga çamçakezët, me një diametër prej 50.8 cm.
Ky i fundit diçka të tillë bëri duke mos përdorur fare duart e tij, njofton Klan Kosova.
Sipas Fell, sekreti i suksesit të tij qëndron tek tre çamçakezët prej të cilëve arriti të formojë flluskën më të madhe deri tani.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.