Victoria Clark dhe Melissa Scott, përmes librit të tyre “Dictators’Dinners: A Bad Taste Guide to Entertaining Tyrants”, dëshirojnë që të tregojnë se si ushqeheshin diktatorët më famëkeq në botë, transmeton Klan Kosova.
Kim Jong II, dëshironte supë peshkaqeni dhe supë qeni
Zgjedhja e ushqimit: Ushqimet e preferuara të tij ishin supë peshkaqeni dhe supë e mishit të qenit, të cilat besonte që i dhuronin atij imunitet dhe burrëri.
Ai kishte një grup të grave të cilat kujdeseshin që orizi që iu serohej atij të ishte identik. Ai dëshironte që orizi që hante ai të kishte madhësinë, formën dhe ngjyrën identike.
Kim Jong Il ishte lideri suprem i Koresë së Veriut nga vitit 1994 deri 2011.
Hitleri ishte vegjetarian dhe në fund të jetës së tij ai hante vetëm pure dhe supë patatesh
Arsyeja pse Hitleri ishte vegjetarian kishte të bënte me ideologjinë, por gjithashtu pasi ai besonte se nëse ishte vegjetarian nuk do kishte probleme me kapsllëk.
Ai kishte një ekip prej 15 personave të cilët e provonin ushqimin e tij para se ai ta konsumonte. Nëse asnjëri prej tyre nuk vdiste brenda 45 minutave, atëherë Hitleri mund ta hante atë ushqim.
Stalini ishte i dhënë pas kuzhinës tradicionale gjeorgjiane që përban arra, hudhër, kumbulla, shegë dhe verëra
Njëri nga kuzhinierët kryesor të Stalinit, ishte gjyshi i Vladimir Putinit, Spiridon Putin
Mussolini adhuronte sallatën dhe mendonte që ushqimi francez nuk kishte shije
Atij i pëlqente shumë që të hante së bashku me familjen e tij. Çdo anëtar i familjes duhej që të ulej në tavolinë para se ai të shkonte. Ai çdo herë hante në shtëpi së bashku me gruan Rachele dhe pesë fëmijët e tyre.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.