Një ylber i rrallë binjak mbi qiellgërvitshtëset e Pekinit, ka pushtuar për orë të tëra rrjetet sociale në mbarë botën.
Imazhet dhe filmimet e realizuara përmes telefonave celularë shfaqqin ylberin binjak, që është shndërruar në virale në platformat sociale më popullore në Kinë, në WeChat dhe Weibo.
Ylberi i dyfishtë apo binjak është një fenomen që shkaktohet nga refleksionet e dyfishta të diellit përmes pikave të shiut.
Perëndimi i diellit më pas në ngjyrë të florinjtë e bëri mbrëmjen edhe më të larmishme dhe më magjike,shkruan ora, të cilën përdouesit e rrjeteve sociale, nuk ngurruan ta publikojnë e komentojnë gjerësisht.
https://www.youtube.com/watch?v=dasL2q0mhFU
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.