Muzika “luan” me trurin në mënyra interesante.
Për shembull, studimet e fundit kanë treguar se dëgjimi i një kënge të mirë i shkakton trurit tonë lirimin e dopaminës, një kimikat që lidhet me kënaqësinë, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë disa studiues besojnë se muzika ndikon mbi njerëzit në mënyra të ndryshme, madje tek i njëjti person ndikon ndryshe në kohë të ndryshme.
Kjo ndodh për arsye se njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj muzikës.
Alexandra Ossola ka shkruar për rastin kurioz të shtatë vjeçares Charlotte Neve, e cila në vitin 2012 kishte pasur një hemorragji të trurit teksa po filnte.
Kirurgët arritën që ta ndalonin gjakderdhjen, megjithatë ajo ra në gjendje kome.
Ossola ka shkruar edhe një letër për shërimin e saj befasues.
“Nëna e Charlotte, Leila ishte pranë shtratit të saj duke dëgjuar në radio hitin e Adele “Rolling In The Deep”. Leila dhe Charlotte kishin kënduar së bashku këtë këngë disa herë. Por në një moment Leila përderisa po këndonte, pa vajzën e saj Charlotte duke buzëqeshur. Mjekët u tronditën nga ky rast. Gjatë dy ditëve të ardhshme Charlotte arriti që të shërohet plotësisht”.
Është e paqartë nëse Charlotte është shëruar nga muzika, ose nëse e gjithë kjo ishte thjesht një rastësi.
Megjithatë ky fakt është bërë bazë e studimeve të fundit, ku studiuesit kanë bërë muzikë për 13 pacientë të cilët ishin në gjendje kome.
Këto rezultate sipas studiuesve tregojnë se “muzika ka një efekt pozitiv te këta pacientë”.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.