Ekzistojnë tri lloje kryesore se si lidhemi me njerëzit, sidomos me partnerin romantik – lidhja e sigurt, ankthioze dhe shmangëse.
Ndërkaq, ekziston një nënlloj i shmangësve – shmangësit e frikësuar. Këta njerëz dëshirojnë pamasë që të lidhen ngushtë me partnerin e tyre, por sapo kjo afërsi të krijohet, ata fillojnë të SHMANGEN, dhe u krijohet frika se do të lëndohen, refuzohen apo braktisen - se të hapurit ndaj partnerit të tyre do t’i ekspozojë ndaj ndonjë rreziku të madh.
Chris Seiter në blogun e tij ka renditur disa prej këshillave se si duhet të silleni ju që për të dashur e keni një shmangëse të frikësuar:
- Siguri dhe afirmim – ajo është përplot vetëdyshime, dhe frikësohet nga braktisja. Kur ju e siguroni se e doni, se jeni të përkushtuar, atëherë ia qetësoni këtë frikë.
- Komunikim të vazhdueshëm – të sinqertë, të rregullt, që e ndërton besimin dhe redukton keqkuptimet dhe ankthet të cilat i përjeton shmangësja e frikësuar.
- Të jeni të kuptueshëm dhe të durueshëm - Shmangëset e frikësuara kanë nevojë për një partner që ua kupton frikën dhe pasiguritë, dhe që është i durueshëm teksa ajo i shqyrton ndjenjat e saj rreth intimitetit dhe pavarësisë.
- Hapësirë dhe pavarësi - edhe pse shmangësja e frikësuar do shumë që të ketë afërsi, ajo po ashtu ka nevojë për hapësirë. Nëse ia respektoni kohën që ajo do ta kalojë vetëm, pa e marrë si diçka personale, kjo është shumë e rëndësishme.
- Stabilitet dhe besim - Një lidhje stabile dhe e parashikuar ndihmon që asaj t’i zbutet ankthi. Ndërtimi i besimit është kyç, dhe kjo ia lejon asaj që të ndihet e sigurt që të hapet dhe të jetë e cenueshme ndaj jush.
- Mbështetja emocionale - ajo ka nevojë për një lidhje të thellë emocionale dhe mbështetje të tillë, sidomos kur ka stres apo kur po përballet me frikë dhe ankth.
- Ballafaqim i butë i problemeve – ju duhet t’i ballafaqoni problemet në mënyrë jokërcënuese pasi që qasja agresive ia ngjall frikën dhe bën që ajo të tërhiqet.
- Rritja dhe vetëpërmirësimi – ju duhet t’i ndihmoni asaj që të rritet personalisht dhe t’i gjejë vlerat e saj.
- T’ia respektoni kufijtë – ju duhet t’ia respektoni kufijtë dhe të mos bëni veprime që ia aktivizojnë ankthin ose frikën. Respektimi i këtyre kufijve është thelbësor për një lidhje të shëndoshë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.