16.10.2015 · përditësuar para 3918 dite1 min lexim
70 vjeçarja Maria Anita Monsivaiz, e adhuron shumë kandidaten për presidente të ShBA-ve, Hillary Clinton.
Madje ajo edhe ka bërë një prerje të tillë flokësh me portretin e Clinton në të.
Këtë ‘model flokësh’ ia ka realizuar floktari San Antonio, i cili ka përdorë edhe ngjyrë për t’i punuar në mënyrën më të mirë perlat dhe vathët e Clinton.
70 vjeçarja pikërisht me këtë model flokësh shkoi në Latinos for Hillary në San Antonio, dhe u takua me idolin e saj.
Padyshim që kjo gjë i pëlqeu shumë kanidates për presidente e cila u ndalë për tu fotografuar me kokën që ka portretin e saj në të.
Clinton madje e ka postuar këtë fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.