Me lutje, e me bekime iu dha lamtumira e fundit Papa Françeskut.
E për ta përcjellë Papa Françeskun në vendin e prehjes, në meshën që u mbajt në Sheshin e Shën Pjetrit për funeralin e tij, morën pjesë mbi 250 mijë besimtarë katolikë.
Në mesin e tyre liderë nga e gjithë bota, përfshirë këtu presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump atë të Francës, Emmanel Macron e të Ukrainës, Volodmir Zelenski.
Pjesëmarrës në Bazilikë qenë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti e i pari i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Para popullit e krejt udhëheqësve, u bënë lutje që Papa i ndjerë ta bekojë Kishën, Romën dhe krejt njerëzimin.
Derisa veprimtarinë e tij e ngritën në piedestal. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=wBZJemLWTV0
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.