Surprizat sportive s'kanë të ndalur me platformën më gjigante televizive në trojet shqiptare, Artmotion.
Sonte zemrat e adhuruesve të futbollit do të rrahin fort.
Emocionet e forta që sjell çerekfinalja e Kupës së Italisë, do t'i sjell enkas kanali Sport 1.
Milan - Roma, kjo përballje do të nisë me fillim nga ora 21:00, nën komentimin e Naim Selmanit.
Artmotion para ndeshjes derbi, në program do të ketë edhe transmetimin e sekuencave kryesore të xhiros së 22-të të Superligës turke.
Golat, dhe momentet kryesore do të transmetohen drejtpërdrejt me fillim nga ora 17:00, në kanalin Sport 1.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.