Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e stadiumit ndihmës në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
Çeku theksoi se kjo fushë ndihmëse do të ofrojë kushte moderne për futbollistët e Prishtinës dhe shkollat e tjera të kryeqytetit.
“Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e stadiumit ndihmës në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Kjo fushë e re futbolli në vlerë 545 mijë euro do të krijojë kushte moderne për futbollistët e KF Prishtina dhe klubet e shkollat e tjera të kryeqytetit”, shkroi Çeku.
“Vazhdojmë me investime anekënd Kosovës për konsolidimin e infrastrukturës sportive”.