Rojtari i kopshtit zoologjik, Greig Tonkins, u bë “i famshëm” pasi video ku godet një kangur u shpërnda nëpër rrjete sociale.
Në videon e postuar në Facebook, shihet Tonkins se si e godet kangurin pasi ai ia kishte sulmuar qenin e tij Max.
Kjo video është filmuar nga Greg Bloom dhe që nga postimi në Facebook, është klikuar me miliona herë, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë mund ta shikoni videon ku shihet se si Greig e godet kangurin që i sulmon qenin, e kanguri në një mënyrë mbetet i habitur nga goditja!
https://www.youtube.com/watch?v=2b26bi1wDVY
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.