Lajmet e fundit

Policia e Afrikës së Jugut kanë hapur një hetim pasi tre gra e rrëmbyen dhe e përdhunuan një burrë e më pas ia morrën spermën e tij.
Burri 33 vjeçar është shprehur se atë e kishin rrëmbyer duke e vendosur prapa një veture BMW dhe tërë kohën ia kanë mbajtur një armë të drejtuar nga ai, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, ai nuk arriti ereksion përpara se ta detyronin që të pinte “një substancë të panjohur”, dhe më pas e kanë përdhunuar atë individualisht dhe spermën e tij e kanë futur në një kuti.
Polici, Mncedi Mbombo është shprehur se në momentin kur ai kishte mbërritur në stacionin e policisë ishte shumë i frikësuar.
“Kjo është me të vërtetë shumë konfuze për ne sepse nuk kemi pasur kurrë një rast të tillë”.
“Ky burrë ishte plotësisht i vetëdijshëm por ishte shumë i tramatizuar”, u shpreh Mbombo.