Burri që bëri transplantim të të dy duarve në Britani të Madhe ka treguar rreth kënaqësisë së përjetuar pasi ka qenë aftë për të mbajtur lapsin dhe të shkruajë më pas letër.
Kjo për të falënderuar ata që kanë mundësuar operimin e tij.
Chris King tani është i aftë të shkruaj, të mbajë gotën në dorë dhe të duartrokas ekipin e tij të zemrës.
57 vjeçari ka thënë se ndjehet se është kthyer në jetë, krejt falë operacionit të cilin e ka kryer kirurgu Simon Kay.
Por atij nuk i mjafton kjo. Pasi pretendon që të mund të lidhë këpucët e tij, e kjo sipas tij do të ishte qershia mbi tortë.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.