Lajmet e fundit

Ai shprehet që për të bërë këtë punë, duhet të dish çdo gjë rreth rumit.
Por si arriti Burrell që të mësojë të gjitha gjërat rreth kësaj pije?
Ai ka prindër nga Xhamajka por ka lindur në Londër, por ai shprehet që është ndier gjithmonë si xhamajkan.
“Nëna gjithmonë më thoshte që jashtë është Angli, mirëpo brenda në shtëpi është Xhamajkë”.
“Kjo do të thotë ushqimi, pijet, gjuha e të gjitha gjërat në shtëpi ishin tamam si nga vendlindja e prindërve të mi”.
“Kjo më ndihmoi që të lidhem me gjërat autektike nga shtëpia ime, kështu që mësova edhe gjërat rreth rumit”, është shprehur Burrell.
Pasi që la shkollën, ai mësoi që të bëjë disa kokteje të reja me rum.
Por ai dëshironte të mësonte më shumë, kështu që udhëtoi për në vendlindjen e prindërve të tij.
Ai në Xhamajk mësoi çdo gjë e pikërisht nga ai moment lindi ambasadori i rumit.