Një njeri i cili i ka mbijetuar përplasjes dramatike në një aeroplan, kishte blerë një tiketë lotarie para fluturimit dhe tani është bërë milioner, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Burri me shtetësi indiane, Mohammad Basheer Abdul Khadar, punon në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe e kishte blerë tiketën e lotarisë para se të shkonte në shtëpinë e tij për ta vizituar familjen.
Mirëpo, pasi i ka shpëtuar aksidentit me aeroplan të cilin ai e quan një mrekulli, ai po ashtu është bërë fituesi i lotarisë të cilën e kishte blerë në Aeroportin e Dubait. Për më shumë, ai është gati që të dalë në pension.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.