17.11.2015 · përditësuar para 3886 dite1 min lexim
Një grua nga Britania e Madhe, është arrestuar pasi një statusi në Facebook.
April Major, e cila punon si parukiere ka shkruar një status racist në Facebook për të cilin është duke u përballur me ligjin, transmeton Klan Kosova.
Ajo e indinjuar me sulmet në Paris, kishte shkruar një status duke thënë se salloni ku ajo punon më nuk do të mirëpres klientë mysliman.
“Blinka of Bicester më nuk lë termine për çdo kënd që ka besim mysliman, qoftë nëse kanë pasaportë britanike ose jo”.
“Më vjen keq, por vendi im është në radhë të parë”, është shprehur ajo në Facebook.
Major është arrestuar të hënën nga policia pasi që shumë persona e kanë parë si gjuhë të urrejtjes statusin e saj.
Ajo do të mbahet në burg deri më 30 nëntor.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.