Thirrja është hapur që nga e marta, e edhe aplikimi ka nisur. Janë 54 kultivatorë që do të jepen për bujqit e Komunës së Prishtinës.
12 copë do të mund t’i marrin prodhuesit e bimëve aromatike, 21 kultivuesit e pemëve drufrutore dhe po kaq ata të perimeve.
“Në përkrahje të bimëve mjekuese aromatike si njëri nga sektorëve që mendojmë se ka nevojë për përkrahje dhe është në fillet e saj, pastaj edhe pemishtet e ndryshme, e po ashtu edhe prodhuesit e perimeve. Është projekt me bashkëfinancim dhe ka kushtuar 52.000 euro, Komuna është pjesëmarrëse me 20.000 euro ndërsa pjesën tjetër e kemi donacion nga Islamic Relief.” pohoi Drejtor i Bujqësisë, Plator Gërdovci, raporton Ju Flet Prishtina.
Ai tha se i inkurajon bujqit që i plotësojnë kriteret që të aplikojnë për këtë thirrje.
Kultivuesit e bimëve aromatike ndërkaq duhet të kenë të paktën 3 ari që të mund të jenë përfitues, ata të perimeve në ambient të hapur e në serra 5, e pronarët e pemishteve së paku 45 ari.
E një bujk që synon të përfitojë nga përkrahja komunale, Jashar Krasniqi, e konsideron nismën lehtësim në punën e tij. Megjithatë ka një këshillë rreth përkrahjes që duhet t’i jepet bujqve.
“Këta kultivatorë nuk janë kualitet, neve na duhen me punu, nuk na duhen për marketing. Drejtori është shumë mirë por duhet me i ndryshu pak, duhen politika të tjera, është shumë i afërt, por duhet për shembull me ba hijëzimin e serave, unë i kam 36 ari kjo më kushton, qato pare më mirë me i investu këtu”, deklaroi Jashari.
Ai tha se përpos drejtorit paraprak të këtij sektori, nuk ka pasur asnjëherë thirrje për përfitimin e këtyre mjeteve. Derisa kjo aktualja është e hapur deri me 6 qershor. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=GcgAg2R2zFA&t=624s
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.