Një fans i Donald Trump’it nga Britania e Madhe, e ka bërë tatuazh fytyrën e tij në këmbë.
Dave Singleton e ka bërë tatuazh fytyrën e republikanit amerikan në këmbën e tij, bashkë me sloganin: “Në Trumpin ne besojmë”.
38 vjecari britanik i cili Hillary Clintonin e sheh si pjesë të establishmentit amerikan, ka vendosur qe prej simpatisë së madhe që ka për Trumpin, ta mbajë në trupin e tij gjithë jetën.
“Nuk besoj në cdo gjë që Trump thotë, mirëpo besoj që ai mund të jetë njeriu që i rregullon gjërat për së miri në Amerikë”, ka thënë Dave, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.

●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.