Një burrë britanik theu rekordin Guinness me një perime gjigante në Malvern Autumn Show, duke paraqitur një selino që peshonte rreth gjashtë kilogramë.
Graham Barratt nga Gloucester mori konfirmimin se selinoja e tij ishte më e rënda e regjistruar ndonjëherë.
"Te perimet gjigante vlerësohet pesha ose gjatësia, jo bukuria. Disa prej tyre janë mjaft të shëmtuara", tha Barratt me humor për BBC Radio, transmeton Klan Kosova.
Ai gjithashtu solli edhe perime të tjera gjigante në shfaqje, përfshirë një kastravec që iu afrua një tjetër rekordi botëror, duke peshuar 13 kilogramë, vetëm 0.5 kilogramë më pak se rekordi aktual.
https://www.youtube.com/watch?v=CPGBgp8m16M
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.