Lajmet e fundit

Imagjinoni për një moment sikur të mos kesh më nevojë për ta mbushur veturën me karburant.
Pra që vetura juaj të mbushet vet teksa ju vozisni, transmeton Klan Kosova.
Një autostradë në Britaninë e Madhe, ëshë duke testuar një rrugë të posaçme e pajisur edhe me wi-fi, për ti rimbushur këto veturat me energji elektrike.
Kjo rrugë do të testohet për 18 muaj, përpara se të merret vendimi që kjo të bëhet një rrugë publike.
Një projekt i ngjajshëm është edhe në Korenë e Jugut, dhe kjo po jep arsye që të besohet se mund të ketë sukses.