Bregu i Fildishtë e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Ekuadorin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e parë të Grupit E.
Heroi i takimit ishte Amad Diallo, i cili realizoi golin e vetëm në minutën e 90-të, duke i siguruar tri pikë shumë të rëndësishme për përfaqësuesen afrikane në një sfidë të luftuar deri në sekondat e fundit, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, në Grupin F, Suedia dhuroi një paraqitje spektakolare duke e mposhtur Tunisin me rezultat të thellë 5-1.
Yasin Ayari ishte protagonisti kryesor me dy gola (7' dhe 90+6'), ndërsa në listën e realizatorëve u regjistruan edhe Alexander Isak (30'), Viktor Gyökeres (59') dhe Mattias Svanberg (85'). Golin e vetëm për Tunisin e shënoi Omar Rekik në minutën e 43-të.●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.