Lajmet e fundit

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda, është transferuar në Premier Ligë te Brightoni.
“Brajan Gruda te Brightoni, shkojmë! Arrihet marrëveshja që mesfushori gjerman të lë Mainzin dhe t’i bashkohet projektit të BHAFC-së”, ka shkruar gazetari Fabrizio Romano në X.
“Është dakorduar verbalisht për shumën prej 25 milionë funtesh, si dhe për një marrëveshje afatgjatë për Grudën, i cili qe i gatshëm të nënshkruante sapo e kërkoi Hurzeleri”.