FIFA ka bërë të ditur se më 16 qershor u regjistrua rekordi i ri i pjesëmarrjes në një ditë të vetme në historinë e Kupës së Botës, me 281,223 tifozë të pranishëm në katër ndeshje të zhvilluara në ShBA, Kanada dhe Meksikë.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Botërori i vitit 1994 në ShBA, ndërsa edicioni aktual me 48 kombëtare po vazhdon të tërheqë interesim masiv nga tifozët në të tre vendet organizatore.
Sipas FIFA-s, në vetëm gjashtë ditët e para të turneut, mbi 1.3 milion tifozë kanë kaluar nëpër stadiume, një tregues i qartë se Kupa e Botës 2026 po shndërrohet në një nga ngjarjet sportive më të ndjekura në histori./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.