Solisti dhe muzikanti i paharrueshëm Ray Charles ka lënë një trashëgimi masive në muzikën amerikane dhe atë botërore.
Por ai ka lënë edhe një trashëgimi të konsiderushme gjenetike, marrë parasysh që i kishte pasur 12 fëmijë me disa gra të ndryshme.
Faqja Blavity ka bërë një artikull për pasardhësit e Charlesit, duke e përmendur mes tyre edhe të birin, David Robinson, përcjell Klan Kosova.
Robinsoni dhe bashkëshortja e tij, Synthia Robinson, e kishin pasur vetëm një djalë, Conradin.
Conrad Robinson kishte qenë rreshter, dhe për fat të keq kishte vdekur në moshën 36-vjeçare më 2018, përcjell Klan Kosova.
Mirëpo ajo që nuk dihet gjerësisht është që nipi i këngëtarit ikonik amerikan kishte vdekur në kampin Bondsteel në Kosovë.

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.