Një luan deti e përdori shkopin e “selfie” për të filmuar mjedisin nënujor, me një video të bukur që po shikohet dhe shpërndahet me të madhe në internet.
Milo shihet me shkopin e ngulitur në gojën e tij, të cilit i është vendosur një kamerë GoPro, deri sa zhytet në ujërat e akuariumit të Pacifikut në Long Beach të Kalifornisë.
Shikuesit kanë parë se si ai ka notuar në thellësi, mes përmes ujit dhe prapa në sipërfaqe dy herë në klipin 14 sekondësh, i cili është postuar në Youtube të enjten, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=0FVbsji_Icc
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.