Lajmet e fundit

Dëborë e madhe e ka goditur një pjesë të Australisë.
Kjo i ka çuditur shumë australianët, e sidomos kur bora ka rënë në Queensland, që njihet si vendi “më i nxehtë në Australi”.
Bora në këtë kontinent është aq e rrallë, sa që raportohet se njerëzit nuk kanë as mjete për ta matur atë, transmeton Klan Kosova.
Meterologët, motin e këtij korriku e përshkruajnë si më të ftohtin në katër dekadat e fundit dhe se ky i ftohti do të vazhdojë edhe për një kohë.