Lajmet e fundit

Toka është blerë nga kompania Indurent dhe konsiderohet një pjesë kyçe e projektit ambicioz të klubit. Sipas planeve të prezantuara nga drejtuesit e Manchester Unitedit, stadiumi i ri pritet të ketë kapacitet prej 100 mijë ulësesh, duke u bërë stadiumi më i madh në Evropë dhe një nga arenat më moderne në botën e futbollit. Projekti pritet të përfundojë në vitin 2032 dhe është pjesë e planit afatgjatë për transformimin e zonës përreth “Old Trafford”, si dhe për modernizimin e infrastrukturës së klubit. Me ndërtimin e stadiumit të ri, “Old Trafford”, shtëpia historike e Manchester Unitedit për më shumë se një shekull, po i afrohet fundit të një epoke të lavdishme që ka lënë gjurmë në historinë e futbollit anglez dhe evropian.We're proud to announce a milestone moment in the plan to transform Old Trafford ??️
— Manchester United (@ManUtd) June 22, 2026