Lajmet e fundit

Borussia Dortmundi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, pasi eliminoi Atletico Madridin, me rezultat të përgjithshëm nga dy sfidat 5-4.
Dortmundi të martën në mbrëmje fitoi me rezultat 4-2, në sfidën e parë duke e përmbysur rezultatin prej 2-1 të sfidës së parë.
Golin e parë e shënoi Julian Brandt, në minutën e 34’, pas një asistimi nga Mats Hummels.
Për golin e dytë u kujdes gjashtë minuta më vonë Ian Maatsen. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, mysafirët u kthyen në lojë me dy gola të shpejt. Fillimisht Mats Hummels realizoi autogol, në minutën e 49, teksa Angel Correa e barazoi rezultatin.
Megjithatë, vendasit e rikthyen rezultatin në favor të vetin.
Golin e tretë e shënoi Niclas Fullkrug, në minutën e 71’, pas asistimit nga Sabitzer. Teksa golin e fitores e realizoi Marcel Sabitzer, me një super goditje.