Informatat që i posedon djaloshi Blend Nuridini për teknologjinë, synon t'i shpërndajë në të gjithë botën.
Për realizimin e videove që Blendi krijon, iu desh të hyjë në mesin e nxënësve më të mirë në shkollën e tij, ku secila arritje morri shpërblimin e caktuar.
Deri më tani, ky djalosh ka realizuar dhe shpërndarë në platformat online tre video të ndryshme, ku temat kanë të bëjnë me teknologjinë.
Edhe pse filloi në moshën 10-vjeçare, videot i realizon të gjitha në gjuhën angleze dhe është i bindur se postimin e tyre do e vazhdojë dhe në të ardhmen.
https://www.youtube.com/watch?v=AN_Z2bh5-F4
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.