01.08.2016 · përditësuar para 3626 dite1 min lexim
Kur flasim për fatin, një çift nga Britania e Madhe, janë kampionë në këtë aspekt.
Një çift nga qyteti Biggar i zonës Lanarkshire në Britani të Madhe, kishin blerë një karrige në një ankand për 5 dollarë 10-të vjet më parë, ndërsa, kishin gjetur një diamant te fshehur brenda karriges në vlerë prej 5000 funtesh, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.
Karrigen e kishim blerë disa vjet më parë, dhe kur e morëm ishte në një gjendje aq të keqe sa dukej sikur një qen kishte fjetur në të”, ka thënë Angela Milnder, 50 vjeçare.
Diamantin e ishte gjetur burri i saj, Angus dhe nuk i kishte treguar asnjëherë, por e kishte surprizuar me stoli diamanti për vite me radhë.
“Burri im është shumë romantik, kështu që kishte vendosur që diamantet të mos mi tregonte mua, por të më surprizonte kohë pas kohe me stoli që ishin punuar për mua”, ka thënë gruaja.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.