Lajmet e fundit

Belgjikë - Itali është kryendeshja e sotme në Ligën e Kombeve.
Ndonëse belgët nuk e kapin dot për vete vendin e parë, ata nëse e ndalin Italinë, do t'ia prishnin planet këtyre të fundit, njofton Klankosova.tv.
"Azzurët" me 10 pikë e udhëheqin tabelën në Grupin 2, vetëm një më shumë se Franca që ka 9 pikë.
"Gjelat" e presin në Paris kombëtaren e Izraelit dhe pritet që ta fitojnë këtë duel, për ta shndërruar ndeshjen direkte me italianët në "San Siro", si një finale të vërtetë.
Belgjikë - Itali transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me fillim në orën 20:45.
Komentator, Andin Lokaj!
Ndeshja e kaluar ku Italia ishte vendase, u mbyll 2-2. Pavarësisht se italianët kishin epërsi prej dy golave, belgët u rikhyen duke neutralizuar gjithçka.