Biznesmeni, Martyn Vaughan është arrestuar nën dyshimin se gjatë fluturimit të kompanisë British Airlines ka fotografuar stjuardesën nga mbrapa nën fund.
Deri 26 vjeçarja ishte përkulur për ta shërbyer një pasagjer në anën tjetër, ky siç shkruan The Sun ka nxjerr telefonin për të fotografuar, transmeton Klan Kosova.
Viktima, e ka zënë atë deri sa po e kryente aktin dhe më pas është deklaruar se ndihet se shqetësuar dhe e shkatërruar me atë që ka ndodhur.
Kurse 61 vjeçari që thuhet se kishte pirë në aeroplan, para se të nxirrte telefonin për të bërë fotografinë.
Vaughan, ka mohuar akuzën që i është bërë, duke thënë edhe se nuk ka pasur fare telefon gjatë fluturimit.
Por dëshmitarët që kanë parë veprimin e tij, ka treguar ndryshe.
Ky është arrestuar me të aderuar në aeroportin e Cape Town në Afrikën e Jugut.
Kapiteni ishte alarmuar me atë që kishte ndodhur në aeroplanin që po fluturonte gati dhjetë kilometra lartësi.
61 vjeçarit i është ndaluar fluturimi me avionët e kompanisë, British Airlines.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.