Kosovën zyrtarisht nuk e njohin, por me të po bashkëpunojnë.
Përfaqësues biznesesh nigeriane erdhën të premten në Prishtinë për të nënshkruar një ujdi me ndërmarrjet kosovare, raporton Klan Kosova.
Ngjarja u organizua nga Oda Ekonomike e Kosovës, e cila këtë e bëri me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare.
Përfaqësuesit nga Nigeria gjithashtu shprehën entuziazëm për mundësitë e përbashkëta.
Të pranishëm ishin drejtues të bizneseve të fushave të ndryshme.
OEK bëri të ditur se iniciativat për bashkëpunime ndërkombëtare do të vazhdojnë edhe me vende të tjera si Jordania, Abu Dabi, Hungaria dhe Katari. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=CXXR61k75R0
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.