Lajmet e fundit

Trajneri i Tottenham Hotspurs, Ange Postecoglu, ka njoftuar që sezoni për mbrojtësin Yves Bissouma ka përfunduar.
Përfaqësuesi i Malit u lëndua në ndeshjen e fundjavës që Spursat e fituan ndaj Burnley.
“Fatkeqësisht, Bissi ka marrë një lëndim në gju në ndeshjen e fundit dhe do të mungojë në dy ndeshjet e fundit”, ka njoftuar Postecoglu.
Kjo nënkupton që 27-vjeçari do të mungojë edhe në ndeshjen e së martës ndaj Manchester Cityt në kuadër të Premier Ligës.