Një burrë nga Maryland i ShBA-së fitoi çmimin prej 50 mijë dollarësh në lotari pas një bisede me një koleg, që e frymëzoi të fillonte të blinte bileta.
Fituesi, i identifikuar vetëm si Chando, tha se nisi të blinte bileta dy herë në javë pas bisedës me kolegun e tij. Pesë muaj më vonë, ai bleu një biletë "20X The Cash" dhe e fitoi çmimin e madh prej 50,000 dollarësh.
"Vetëm rashë në gjunjë dhe falënderova Zotin", tha fituesi. "Fëmijët e mi menduan se po bëja shaka, por unë nuk mund të besoja. Kjo duket si një ëndërr që u bë realitet".
Ai theksoi se paratë do t'i përdorë për të blerë një shtëpi dhe për t'i bërë Krishtlindjet më të gëzuara për familjen e tij.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.