Lajmet e fundit

Të dy vllezëritë nuk janë martuar kurrë, dhe ata bëjnë shaka duke thënë se ndoshta kjo mund të jetë arseja e jetëgjatësisë së tyre.
“Nuk kam shumë gjëra që mund të i’u këshillojë”.
“Mund vetëm të i’u them që mos e shpenzoni kohën kot, mos hani shumë dhe mos vraponi pas grave”, shtoi më pas Paulus.
Binjakët shumicën e jetës e kaluan së bashku dhe ata prapë e ndajnë një dhomë në një shtëpi pleqësh në Ghent.
“Ai është i vetmi njeri në botë të cilit i besojë plotësisht”.
“Unë nuk mund t’i besojë askujt tjetër”, u shpreh Pieter.
Vetëm kur i mbushën 99 vjet, ata vendosën që të largohen nga shtëpia e tyre e fëmijërisë.
“Ne gjithmonë kemi qëndruar bashkë”.
“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjermanët na larguan nga shtëpia jonë dhe ne për pak kohë jemi zhvendosur në Sluis. Por pas luftës, ne jemi kthyer prapë në Ghent”, u shpreh Pieter.
E për arsyen pse ata nuk janë martuar kurrë, ata shprehen se asnjëherë nuk e kanë takuar dikënd që do e aprovonin të dytë.
Edhe pse tashmë ata janë binjakët më të vjetër në botë, për ta thyer rekordin ata duhet të jetojnë edhe tri vjet më shumë, sepse këtë rekord e mbajnë vëllezërit Moyer nga SHBA-ja të cilët kanë jetuar 105 vjet.
