Marieme dhe Ndeye nuk pritej të mbijetonin për më shumë se disa ditë pas lindjes së tyre.
Tani në moshën shtatëvjeçare, ato mendohet se janë të vetmet binjake të ngjitura të rritura në Evropë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa të dyja vajzat kanë personalitetet dhe disponimet e tyre unike, ato mbështeten tek njëra-tjetra për të mbijetuar.
“Kur të thonë që në fillim se nuk ka të ardhme, ti jeton vetëm për të tashmen”, tha babai i tyre, Ibrahima.
Binjakët e bashkuar janë të rrallë, duke përfaqësuar rreth një në çdo 500 mijë lindje të gjalla në Mbretërinë e Bashkuar.
Rreth gjysma kanë lindur të vdekur, me një të tretën tjetër që vdes brenda 24 orëve nga lindja.
Pra, të shohësh Mariemen dhe Ndeye-n të festojnë ditëlindjen e tyre të shtatë me një grup miqsh, jo vetëm që i jep gëzim Ibrahimit, por edhe mjekëve që janë kujdesur për ta.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.