Një burrë nga Miçigani i ShBA-së që ishte duke festuar një xhekpot të lotarisë prej 328,439 dollarësh, tha se fatkeqësia u shmang me vështirësi kur bileta e tij pothuajse fluturoi nga dritarja e hapur e veturës.
Lotaria e Miçiganit tha se burri 49-vjeçar ishte në një udhëtim me gruan e tij kur bleu biletën.
“Unë dhe gruaja ime po bënim një udhëtim në veri dhe u ndalëm në dyqan për të marrë diçka për të pirë rrugës. Ne pamë se çmimi i parë i
Fantasy 5 ishte mbi 300,000 dollarë, kështu që blemë një biletë", tha lojtari.
Çifti ishin në rrugën e tyre për në shtëpi të nesërmen kur fatkeqësia gati sa nuk ndodhi.
"Të nesërmen, gruaja ime kontrolloi biletën gjatë rrugës për në shtëpi dhe filloi të bërtasë kur kuptoi se kishim fituar çmimin e parë. Fillova të djersitja kur ajo më tha se sa kishim fituar, kështu që rrokullisi dritaren dhe bileta pothuajse fluturoi jashtë veturës! Fatmirësisht gruaja ime mundi ta kapte dhe ta fuste në një vend të sigurt", kujton lojtari.
Ai shtoi se janë ende duke i shqyrtuar opsionet e tyre për paratë e çmimit.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.