Një burrë nga Miçigan i ShBA-së fitoi 1 milion dollarë nga një biletë lotarie që nuk e kishte kërkuar!
45-vjeçari nga Van Buren County tregoi se porositi një biletë tjetër në një pikë karburanti në Paw Paw, por shitësja gabimisht i dha një biletë "Major Cashword".
Në vend që ta ndërronte, ai vendosi ta mbante - dhe kjo i solli fatin e madh.
Kur ai dhe bashkëshortja e tij kontrolluan biletën me aplikacionin e lotarisë, ekrani tregoi 1 milion dollarë, duke i lënë pa fjalë.
Nga frika se mos i ndodhte diçka biletës, burri e fshehu në një kavanoz në oborr deri në momentin e dorëzimit.
Fitimi do të përdoret për të shlyer shtëpinë, për të paguar faturat dhe për kursime për pension, tregoi burri fatlum.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.