Lajmet e fundit

Nëse dëshironi të shëtitni në një mënyrë të veçantë, këtë mund ta bëni tani.
Biçikleta në formë të dinosaurit është inovacioni më i ri I cili është dizajnuar nga Eugene Or.
“Ky dinosaur që mund të vozitet, kjo ëndërr e realizuar e fëmijërisë sime duhet të shkojë tek dikush që ka dëshirë të jetë në qendrën e vëmendjes dhe dëshiron t’I mbushë fëmijët me gëzim e inspirim sa herë që ai ose ajo të dalë në publik” tha krijuesi I biçikletës kreative, transmeton Klan Kosova.
Ai ka shprehur se është një inxhinier i zakonshëm por thjesht ka dashur që të realizojë ëndrrën e tij qysh nga fëmijëria me këtë krijim.