Përgjime të reja nga burgu. Kjo qe arma e parë Prokurorisë kundër kërkesës së Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit për lirim të përkohshëm, tashmë e refuzuar nga Trupi Gjykues.
E meqë e futën në një thes me Lulin e Dhjetëshin, si arsyetim se të akuzuarit mund ta pengojnë procesin e të zbulojnë të dhëna sekrete për dëshmitarët edhe jashtë qendrës së paraburgimit, mbrojtja e Jakup Krasniqit kërkoi që rasti i tij të veçohet.
Avokatja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, për të dëshmuar se Krasniqi nuk ka qëllime dashakëqija ndaj 125 dëshmitarëve që dolën në gjykatë apo 133 sa është bërë numri i atyre të pranuar me shkrim, i citon vetë rrëfimtarët e Prokurorisë.
Madje përmend njërin, i cili është shkaku i ngritjes së aktakuzës së dytë ndaj Hashim Thaçit.
Klikoni në videon e mëposhtme për ta parë kronikën e plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=m7KV04oKjAs
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.