10.11.2015 · përditësuar para 3893 dite1 min lexim
Me siguri ju kujtohet filmi i famshëm “Hachi: A Dog’s Tale”, ku bazohet në ngjarje të vërtetë të një qeni që viziton me vite vendin ku për herë të fundit është përshëndetur me pronarin e tij.
E po, Hachi nuk është i vetmi, transmeton Klan Kosova.
Po qentë nuk janë besnikë vetëm ndaj pronarëve por edhe ndaj shokëve të tyre.
Një qen është fotografuar teksa refuzonte të largohej nga shoku i ngordhur i tij.
Kalimtarët e kanë fotografuar këtë qen dhe këto fotografi kanë bërë xhiro nëpër rrjetet sociale.
“Ai po qëndronte sikurse një rojtar, teksa i qëndronte pranë shokut të ngordhur”.
“Dukej që qeni tjetër është goditur nga një veturë sepse mund të shihej gjak në rrugë dhe dukej që ai e kishte tërhequr zvarrë për ta larguar nga rruga”, është shprehur avokati i kafshëve Julie Fennel.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.